![Nga neser efektivet e Policise do te punojne 12 ore ne dite per tre muaj Nga neser efektivet e Policise do te punojne 12 ore ne dite per tre muaj](images/news/policia sezoni turistik pune 12 ore.jpeg)
Zbardhen 10 konkluzionet e takimit Shqiperi-BE
Nga apeli për rikthimin e opozitës në Kuvend, tek nevoja për gjithëpërfshirje në reformën për drejtësi
1)Kryeministri Edi Rama dhe Komisioneri Štefan Füle kryesuan takimin e katërt të Dialogut të Nivelit të Lartë mbi prioritetet kryesore midis Shqipërisë dhe vendeve të BE më 29 shtator 2014.
2) Takimi u zhvillua pasi Këshilli Europian në qershor, i dha Shqipërisë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE. Pritet që Shqipëria të veprojë me vendosmëri për të gjitha rekomandimet e Komisionit. Ajo do të duhet të intensifikojë përpjekjet e saj për reforma, të cilat do të jenë subjekt i një analizë edhe më të detajuar nga BE-ja. Komisioneri Füle gjithashtu theksoi rëndësinë e gjithëpërfshirjes në procesin e reformave, si një element thelbësor për të garantuar qëndrueshmërinë e reformave. Në këtë kuadër, ai u kërkoi palëve qeverisë dhe opozitës për të ndërmarrë hapa për të rivendosur dialogun politik në parlament.
3) Eshte rene dakord se është thelbësore që Shqipëria të vazhdojë dorëzimin e rezultateve sipas prioriteteve kyçe, që janë identifikuar për hapjen e negociatave për anëtarësim. Komisioneri Fyle rikujtoi rëndësinë e forcimit të pavarësisë, llogaridhëniesdhe efikasitetit të gjyqësorit përmes një procesi gjithëpërfshirës dhe nën drejtimin e Komisionit të Venecias. Komisioneri mirëpriti marrëveshjen mes Presidentit të Republikës dhe Ministrit të Drejtësisë, për të organizuar një konferencë të përbashkët kombëtare mbi reformën gjyqësore në tetor.
4) Pjesëmarrësit në takimin e Dialogut të Nivelit të Lartë vunë në dukje se janë ngritur pesë grupe të përbashkëta pune për prioritetet kyçe dhe se kanë zhvilluar takimin e tyre të parë më 18 shtator. Ata ranë dakord se këto grupe pune duhet ta ndihmojnë Shqipërinë që të përqendrohet në rezultate konkrete të reformave në secilin prioritet kyç për të siguruar një proces të besueshëm, ku përmbushja e prioriteteve kyçe monitorohet përmes provave të qarta dhe objektive të vendosura në Udhërrëfyesin në konsultim të ngushtë me Komisionin.
5) Në bazë të diskutimeve dhe konkluzioneve të grupeve të punës dhe në përputhje me udhërrëfyesit, përfaqësuesit e Shqipërisë dhanë një përditësim të shkurtër për veprimet e planifikuara për adresimin e pesë prioriteteve kyçe. Komisioneri theksoi rëndësinë e zbatimit të veprimeve të identifikuara nga grupet e punës dhe inkurajoi punën e mëtejshme në përputhje me masat e përcaktuara në udhërrëfyes.
6) Pjesëmarrësit e takimit të Dialogut të Nivelit të Lartë përshëndetën raundin e parë të misionit të shqyrtimit të institucioneve të pavarura, që ka ndodhur në fillim të shtatorit. Në këtë kontekst Komisioneri Füle theksoi se duhen bërë përpjekje të mëtejshme për të përforcuar pavarësinë, de-politizimin dhe efikasitetin e këtyre institucioneve duke ndjekur rekomandimet e misionit të shqyrtimeve.
7) Kryeministri Rama theksoi se angazhimi për zgjerimin e BE është një mbështetje e pazëvendësueshme për suksesin e reformave të modernizimit që vendi ka ndërmarrë në mënyrë të vendosur dhe të pakthyeshme. Kryeministri Rama shprehu shpresën se vendimi për të kaluar në hapin tjetër – hapjen e negociatave – do të bëhet nëpërmjet një procesi të besueshëm dhe të parashikueshëm, në bazë të përmbushjes së pesë prioriteteve kyçe.
8) Komisioneri Füle theksoi se Komisioni është i gatshëm të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e Shqipërisë në ecurinë e reformave me ekspertizë dhe mbështetje financiare.
9) Pala shqiptare konfirmoi angazhimin e saj për një dialog konstruktiv dhe të qëndrueshëm politik midis qeverisë dhe opozitës, e cila është jetike për qëndrueshmërinë e procesit të reformave. Për më tepër, qeveria bëri një përditësim të situatës për krijimin e Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian.
10) U ra dakord që të vazhdojnë përgatitjet për takimin e ardhshëm të Dialogut të Nivelit të Lartë dhe Shqipëria do të përgatisë raporte mbi zbatimin e Udhërrëfyesit miratuar më 28 maj. Komisioneri Füle theksoi nevojën që Shqipëria të mbetet e përqendruar në procesin e reformave dhe të vazhdojë të tregojë me rezultate përmbushjen e pesë prioriteteve kyçe.
Më të lexuarat
![Nga neser efektivet e Policise do te punojne 12 ore ne dite per tre muaj Nga neser efektivet e Policise do te punojne 12 ore ne dite per tre muaj](images/news/policia sezoni turistik pune 12 ore.jpeg)
![Anetaresimi ne SEPA, 100 mln euro kursim nga kostot e remitancave Anetaresimi ne SEPA, 100 mln euro kursim nga kostot e remitancave](images/news/sepa shqiperia anetaresim kursim.jpg)
![78 per qind e shqiptareve ne moshe te rritur kane llogari bankare 78 per qind e shqiptareve ne moshe te rritur kane llogari bankare](images/news/llogari bankare 78 perqind shqiptareve.jpg)
![Super tenderet per mirembajtjen e rrugeve, ARRSH 7.3 mld leke per 4 rajonet e vendit Super tenderet per mirembajtjen e rrugeve, ARRSH 7.3 mld leke per 4 rajonet e vendit](images/news/arrsh 4 tendera mirembajtje rruge.jpg)
![Celja e sezonit turistik, Policia publikon masat per kufizimin e disa mjeteve e akseve ne vend Celja e sezonit turistik, Policia publikon masat per kufizimin e disa mjeteve e akseve ne vend](images/news/policia plan masazh kufizime sezoni turistik.jpg)
![Temperatura rekord, Greqia mbyll atraksionet turistike, shkollat dhe cerdhet Temperatura rekord, Greqia mbyll atraksionet turistike, shkollat dhe cerdhet](images/news/greqi temperatura rekord mbyllen shkolla.jpg)
![Mikrokredia ne nivele rekord, mbi 200 mije kliente aktive ne 2023 Mikrokredia ne nivele rekord, mbi 200 mije kliente aktive ne 2023](images/news/mikrokredia rekord ne 2023.jpg)
![Lehtesohen procedurat e lejeve te ndertimit per objektet bujqesore dhe te banimit ne fshat Lehtesohen procedurat e lejeve te ndertimit per objektet bujqesore dhe te banimit ne fshat](images/news/procedura leje ndertimi lehtesim fshat.jpg)
![Media britanike: Shqiperia destinacioni me emocionues per pushime familjare Media britanike: Shqiperia destinacioni me emocionues per pushime familjare](images/news/turizmi shqiperi britanikja artikull.jpg)
![Yield-et e bonove 12 mujore bien me tej, i afrohen normes baze te interesit Yield-et e bonove 12 mujore bien me tej, i afrohen normes baze te interesit](images/news/yeldi bono ulje norma interesi.jpg)